“Do të kalbet në burg”, polici grek: Nëse 32 vjeçari do kishte pranuar krimin që në fillim rrezikonte vetëm 6 vite burg

Stavros Balsaka, një polic grek ka komentuar vrasjen e Carolinës nga bashkëshorti i saj, duke thënë se nëse 32-vjeçari do t’a kishte pranuar menjëherë krimin ai do të kishte bërë të paktën 5-6 vite burg.

Por në mënyrën se si ai e sajoi skemën e krimit dhe ngriti mashtrimet do të shtohen vitet e dënimit.

Sipas mediave greke me anë të kësaj deklarate që ai bëri shkaktoi një sërë reagimesh në Tëitter të cilët e gjykuan se si një njeri që bën një masakë të tillë mund të dënohet vetëm 5 vite burg.

“Nëse ai do të kishte lajmëruar policinë që nga fillimi dhe do të tregonte arsyet dhe të shkuarën e tij e cila nuk kishte patur krime vrasësi i Caroline do të kishte shkuar në pesë deri në gjashtë vjet burg. Ai është një idiot. Në momentin që ai vrau gruan e tij, ai duhej të kishte lajmëruar policinë duke I treguar për grindjen familjare. Ai është i ri dhe masa e burgut nuk do tii lehtësohet, do të kalbet në burg sepse bëri gjithë skenarin, vrau qenin, u lidh, nxorri kartat nga kamerat. Tashmë ai ka mbaruar.”