Ambasada Ruse ka reaguar sërish në lidhje me vdekjen e 4 shtetasve rusë në një hotel në Qerret të Kavajës.
Ambasada ka thënë se trupat e pajetë të shtetasve të tyre, janë nisur mengjesin e ditës së sotme drejt Rusisë, ku mund t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme për të gjetur shkaqet e vërteta të vdekjes së tyre.
Njoftimi i Ambasadës Ruse:
Në mëngjesin e hershëm të 22 tetorit, organet e shtetasve rusë që vdiqën në Republikën e Shqipërisë më 15 tetor, u dërguan në Rusi me fluturim të rregullt.
Në përputhje me legjislacionin rus, mund të kryhet ekzaminim shtesë mjeko-ligjor për të hetuar shkaqet e vdekjes së tyre.
Mezi presim të marrim opinione zyrtare të palës shqiptare për këtë çështje dhe bashkëpunimin e mëtejshëm të ngushtë mes agjencive ligjzbatuese ruse dhe shqiptare për të sqaruar rrethanat e tragjedisë./albeu.com/