Kryeministri Edi Rama, ka dalë të flasë për mediat jashtë ambientit të kryeminsitrisë ku ka bërë me dije vendimet që qëveria ka marrë ditën e sotme.
Teksa foli për pensionet dhe të papunës, Rama u pyet nga gazetarët nëse ishte e nevojshme që të bëhej pushim data 5 dhjetor.
Rama u shpreh se ky është një lajm i rremë, pasi çdo gjë do të vazhdojë normalisht.
“Nuk është marrë asnjë ditë pushimi. Është lajmi i rremë, puna do të vazhdojë normalisht”, është shprehur Rama. /albeu.com