Sipas vendimit të qeverisë, e diela e çdo muaji do të jetë ditë pa makina në mbarë vendin.
Në Fier policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë qytetin për mos lejuar qarkullimin e makinave.
Kujtojmë se ky vendim u mor nga qeveria si një nismë për kursim e mjedis më të pastër dhe hyri në fuqi më 3 prill.
Në vendim thuhet se e diela e parë e çdo muaji do të jetë dita pa makina në të gjithë vendin./albeu.com/