“Do ta bëjmë pjesë të kalendarit tonë mujor”, Rama publikon pamje nga dita pa makina

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se dita pa makina do të vijojë të zbatohet edhe në ditët e tjera të muajit. Kështu shkruan kreu i qeverisë në një postim të ndarë në ‘Facebook’.

Rama thotë se përveç ditës pa makina, do të fuqizohet edhe transporti publik dhe do të nxitet përdorimi i biçikletave në qytet.

Postimi i Ramës:

? DITA PA MAKINA duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor, ashtu sikundër fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave në qytet, do të jenë pjesë e pandashme e punës së përbashkët me pushtetin vendor, për më shumë cilësi jete në hapësirat publike të komuniteteve tona?????