Dita e nëntë e protestës në Divjakë, banorët djegin teserat e PS-së dhe kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën

Banorët e Divjakës protestuan sot për të nëntën ditë radhazi kundër projektit të reformës së re territoriale. Qytetarët mblidhen çdo mbrëmje në shesh, duke kërkuar që Bashkia e Divjakës të mbetet njësi më vete dhe të mos shkrihet për t’u bashkuar me Lushnjën, siç parashikon projekti.

Sipas protestuesve, kriteret historike, gjeografike dhe ekonomike të Divjakës e justifikojnë vazhdimin e funksionimit të saj si bashki e pavarur. Ata shprehen se bashkimi do ta vështirësonte përfitimin e shërbimeve, pasi banorët do të detyroheshin të përshkonin distanca më të mëdha për çështjet administrative. Qytetarët ngrenë gjithashtu shqetësimin se një vendim i tillë do të cenonte identitetin e Divjakës si qytet.

Të lidhura

None found

Protestës së sotme iu shtua edhe kërkesa që, në zgjedhjet e ardhshme, Divjaka të përfaqësohet nga kandidatë divjakas. Banorët argumentojnë se përfaqësuesit duhet të vijnë nga zona dhe t’i njohin drejtpërdrejt problematikat e saj.

Në mbyllje të tubimit, qytetarët marshuan, si në mbrëmjet e tjera, përgjatë rrugëve kryesore të qytetit. Gjatë marshimit ata u kujdesën që të mos pengonin lëvizjen e lirë të automjeteve dhe të qytetarëve.


matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetholiganbetmarsbahiscasibombetturka girişbetcioJojobet GirişCasibomCasibomGrandpashabet GirişCasibom Giriş