Distria Krasniqi kampione olimpike, Kosova merr medalje ari në “Tokio 2020”

Distria Krasniqi ka ngritur emrin e saj dhe të Kosovës në nivelin më të lartë sportiv. Ajo të shtunën ka fituar medalje të artë olimpike. E arta olimpike është suksesi më i madh i mundshëm në sport.

Për suksesin më të madh në karrierë, Distria nuk ka mundur të rezervojë vend më të mirë dhe kundërshtare më të mirë. Fitoi në finale ndaj japonezes Funa Tonaki në arenën “Nippon Budokan” në Tokio të Japonisë.

Xhudoja e ka origjinën nga Tokio. Por të shtunën nga tatami me kokën lartë është larguar garuesja nga Kosova. Ajo fitoi të artën në kategorinë deri 48 kilogramë.

Në finale ndaj Tonakit fitoi me Waza-Ari.


Shtuar 24.07.2021 12:13