Në Fier është arrestuar një 38-vjeçar me iniciale A.B., i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar atë me 6 muaj burg, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Gjithashtu, po nga këto struktura u ndalua për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” shtetasi A. G., 26 vjeç, banues në fshatin Hamil, Fier, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, sepse gjatë kontrollit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, nuk është konstatuar në banesën e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com