Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, duket se Europën e pret një krizë e thellë energjitike.
Perëndimi duket se do të përballet me dimrin më të vështirë, duke bërë që të zhytet akoma më shumë në tunelin e krizës energjetike.
Në një analizë të gjerë nga mediat greke, bëhet me dije se Europa me luftën në Ukrainë duke se është në në “luftë nervash” me qeveritë që përpiqen të vendosin një tavan në konsumin e ngrohjes.
Vendimi i Gazprom i Rusisë për të imponuar mbyllje të njëpasnjëshme të gazsjellësit Nord Stream, ka ngritur nivelin e alarmit me evropianët që dërgojnë mesazhin se do të ketë një politikë të masave ndëshkuese nëse Kremlini “heq prizën”.
Si pjesë e përpjekjes së përgjithshme për të kontrolluar çmimet, shtatë ekonomitë më të fuqishme në planet, G7, po promovojnë vendosjen e një tavani mbi çmimin e gazit natyror dhe naftës ruse, diçka që gjen kundërshtimin e plotë të Moskës, e cila kërcënoi menjëherë se do të ndalonte përfitimet.
Në këtë peizazh të turbullt vlerësimet e revistës amerikane TIME, duket se nuk janë pozitive, pasi në një artikull shkruan: “Kriza energjetike në Europë do të thellohet”.
Sipas ekspertit të energjisë Llewelyn King, fundi i këtij viti për Evropën ka të ngjarë të jetë “dimri i saj më i keq që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, nga 1944 deri në 1945”.