Franca ka dërguar 100 gjeneratorë në Rumani për transport të mëtejshëm në Ukrainë. Lajmin e ka bërë të ditur të martën ambasada franceze në Rumani. 100 njësitë do t’i dorëzohen Ukrainës “shumë shpejt”, thuhej në një postim në Twitter.
Bashkimi Evropian ka dërguar 500 gjeneratorë në Ukrainë, nga 17 vende të BE-së, njoftoi në Twitter Mbrojtja Civile dhe Ndihma Humanitare e BE-së, krahu humanitar i bllokut. Pajisjet variojnë nga gjeneratorët e vegjël të përshtatshëm për familjet e vogla deri tek ato shumë më të fuqishme me kapacitete më të larta.
Dërgesa e Francës është pjesë e këtyre 500 njësive, konfirmoi ministria për CNN dhe pason 85 gjeneratorë në total që Franca i ka dërguar tashmë në Ukrainë dhe Moldavi.