Digjet plotësisht furgoni në Fier, çifti i moshuar italian shpëton mrekullisht (VIDEO)

Një zjarr ka rënë në një mjet tip furgon. Flakët e kanë shkrumbuar tërësisht mjetin, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.

Çifti i të moshuarve italianë që ndodheshin në mjet kanë shpëtuar mrekullisht.

Një defekte në motorrin e një shkaktuar zjarrin dhe shumë shpejt i gjithë automjeti është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në segmentin rrugor Cakran – Tepelenë, në afërsi të fshatit Cakran.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 21:00, në aksin rrugor Levan – Tepelenë, në fshatin Rromës, Mallakastër, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti rulot tip “Opel” me drejtues shtetasin italian R. Z., 67 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.
Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit./albeu.com


Shtuar 21.05.2022 22:04