Një mjet është tip “Mercedes-Benz” është përfshirë nga flakët mbasditen e sotme në qytetin e Sarandës.
Mjeti i djegur pjesërisht është në pronësi të shtetasit P. K., 35 vjeç, banues në Delvinë.
Dyshohet se zjarri në mjet ka rënë për shkak të një defekti teknik.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 18.05.2022, rreth orës 15:10, në lagjen nr.3, Sarandë, tek servisi i shtetasit A. L., është djegur pjesërisht automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit P. K., 35 vjeç, banues në Delvinë.
Paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet ka rënë për shkak të një defekti teknik.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./albeu.com