Digjet makina brenda tunelit të Kalimashit, dalin pamjet

Një automjet është djegur mbrëmjen e sotme në tunelin e Klimashit.

Ngjarja ka ndodhur teksa makina është përfshirë nga flakët në ecje dhe më pas është djegur plotësisht. Nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Gazetari nga Kosova Shaip Mustafa, në një video të dërguar nga familjarët e tij bën të ditur se të gjitha veturat janë larguar nga tuneli./albeu.com


Shtuar 26.05.2022 21:41