Kush fitoi më shumë nga finalja e Conference League? Flet Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, ka folur një ditë pas finales së madhe të Conference League të luajtur në “Air Albania Stadium” ku u ndesh Roma me Feyenoord, ndeshje e fituar nga skuadra romane.

Në një lidhje me emisionin “log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, Duka tha se finalja e parë e Conference League është një event i i veçantë për futbollin shqiptar.

I pyetur nga moderatori Xhafo se kush fitoi më shumë nga kjo finale, Duka tha se fitoi Shqipëria, Tirana më shumë pasi ishte vendi ku u zhvillua finalja.

Pjesë nga diskutimi:

Xhafo: Kush fitoi më shumë nga mbajtja e finales, Federata, Tirana, apo individët Duka, Veliaj, Rama, apo të gjithë nga pak?

Duka: Nëse organizimi i eventit merr nota pozitive, të cilat i ka marrë, ajo që përfiton është vendi, qyteti. Të gjithë individët nga aq sa u takon kanë dhënë maksimumin. Nuk besoj se ka vend për individë pavarësisht se kanë dhënë maksimumin, nuk kam parë asnjë që nuk ka qenë i gatshëm për të kontribuar maksimalisht.

Xhafo: President pse na e dhanë, lobim persona, ndihmë e UEFA-s për vende të vogla, apo sepse në origjinë u mendua që pritshmëritë për këtë kompeticion ishin të ulta?

Duka: Padyshim që në finale do të dalin ekipet më të mira. Pse na u dha? Futbolli është i 55 vendeve europian, dhe UEFA ka detyrën që të promovojë të zhvillojë futbollin në çdo cep të Evropës. Por ka dhe disa kritere që duheshin plotësuar. Nuk filloi aplikmimi vetëm me kërkesën, kemi filluar më parë që në momentin që filloi projekti i stadiumit. Kemi aplikuar me projekt dhe me projekt të vështirë, na u refuzua në kërkesën e parë. Pasi u miratua Conferencfe League kemi kërkuar këtë kompeticion, kemi plotësuar kriteret. Komisioni i vlerësimit kualifikoi vendet që plotësonin kriteret. Pavarësisht se Federata është iniciator, që në fillim të gjithë të tjerët bënë pjesën e vet.

Xhafo: Pavarësisht nëse ju do ishit zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv, neve do na e kishin dhënë?

Duka: Në votim mund të ishte Shqipëria mund të ishte ndonjë tjetër, në këtë rast preferenca për Shqipërinë, apo për të zhvilluar futbollin në Shqipëri vendimi i Komitetit Ekzekutiv ishte pozitiv.

Xhafo: Një nga gjërat që u ngrit si shqetësim ishte kapaciteti i stadiumit? KY stadium mund të bëhej më i madh, ish-kryeministri ka thënë që me 35 milion ë euro mund të bëhej një stadium me 33 mijë vende?

Duka: Do flasim për stadiumin. Stadiumi nuk ka kushtuar 75 milionë euro, për buxhetin e shtetit zero, madje buxheti ka inkasuar 3 milionë euro. Financimi ka qenë nga Federata 12 milionë euro, ndërsa të tjerat kanë qenë financim publik-privat. Nuk ka fizibiletet sot Shqipëria që të ketë një stadium më të madh se ai i Tiranës me 22 mijë vende. Të bësh një stadium me 60 mijë vende thjeshtë për të pritur një kompeticion Evropian fizibilitet nuk ke, por nëse ke shumë lek në buxhetin e shtetit mund ta bësh, por ky është lluks i tepërt. Ky stadium është i pranueshëm për Shqipërinë.


Shtuar 26.05.2022 21:36