Digjet fabrika e përpunimit të peshkut në Lezhë

Një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën e përpunimit të peshkut në Lezhë rreth orës 6 të mëngjesit.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Të gjithë punonjësit kanë shpëtuar mrekullisht. Nga pamjet e siguruara nga abc shihet që tymi i zi ka pushtuar të gjithë zonën rreth fabrikës.

Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.

Për shkak të prezencës së madhe te tymit, mjetet kanë devijuar rrugën Lezhë-Tiranë dhe po përdorin aksin e vjetër


Shtuar 18.02.2022 08:09