Digjet edhe Shqipëria? Bullgaria nuk heq dorë nga ‘veto’ për Maqedoninë e Veriut

Bullgaria është e vendosur kundër kundër çeljes së negociatave për Maqedoninë e Veriut.

Mediat maqedonase kanë raportuar se përfaqësuesit bullgarë nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga vendimi i tyre.

Një prej tyre thotë për MIA se, BE nuk e ka kuptuar ende thellësinë e problemit mes dy vendeve, por theksojnë se mosmarrëveshja është çështje evropiane.

“BE nuk e kupton thellësinë e problemit midis Shkupit dhe Sofjes. Kjo mosmarrëveshje është një çështje evropiane. Bullgaria është në një situatë specifike për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në korrik”, tha ai.

Kujtojmë se të gjitha vendet e tjera, përveç Bullgarisë, janë pro çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut. Nga ana tjetër, Shqipëria nuk ka asnjë kundër./albeu.com


Shtuar 22.06.2021 15:35