Dhunuan fizikisht dhe abuzuan seksualisht 23-vjeçaren, tre shqiptarët dënohen me 57 vite burg

Tre shqiptarët Genti Hyka, Vullnet Haka dhe Ibrahim Bezati që droguan dhe përdhunuan në grup 23-vjeçaren britanike në qytetin Bedford janë dënuar me 57 vite burg në total.

Sipas mediave britanike, Genti Hyka 31 vjeç e kishte pikasur 23-vjeçaren brenda në klub dhe ka pritur derisa vajza të dalë jashtë me mikeshat e saj dhe më pas të ndahet me to. Më pas e kishte futur në makinën e tij dhe kishte çuar në një shtëpi në qendër të qytetit ku e kishte përdhunuar.

Dy bashkëpunëtorët e tij  Vullnet Haka dhe Ibrahim Bezati kanë mbërritur më vonë dhe e kanë dhunuar 21 vjeçaren. Tre shqiptarët e pasi e kishin goditur me shuplaka, e kishin detyruar të merrte kokainë. Herët në mëngjes ajo ishte largua nga shtëpia ku u dhunua dhe u gjet nga kalimtarët.

31 vjeçari Hyka u shpall faktor për rrëmbim dhe për dy akuza për përdhunim dhe u dënua me 21 vite burg. Haka 33 vjeç dhe miku i tij Bezati 36 vjeç u shpallën fajtor për rrëmbim dhe për për dy akuza për përdhunim, 33 vjeçari u dënua me 14 vite burg ndërsa 36 vjeçari me 17 vite burg.

“Viktima tregoi guxim të jashtëzakonshëm duke u përballur me sulmuesit e saj në gjykatë, edhe pse ata kishin guximin të mohonin veprat, duke e vënë atë në një kalvar të mëtejshëm të rijetimit të incidentit gjatë gjyqit. Dëshmia e saj ishte vendimtare për t’u siguruar që këta burra do të qëndrojnë pas hekurave për një kohë të konsiderueshme’  është shprehur Con Hannah Latton, nga ekipi i policisë së Bedfordshire./albeu.com


Shtuar 9.07.2022 17:24