Dhunonte bashkëshorten, arrestohet 58-vjeçari në Durrës

Policia në Durrës ka vënë në pranga një 58-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin G. P., 58 vjeç, banues në lagjen nr. 14/1, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia./albeu.com


Shtuar 21.11.2022 10:24