Dhunoi dhe mori peng ish-bashkëjetuesen 22 vite më të re,  59-vjeçari e pëson keq

Një 59-vjeçar është vënë në pranga në Durrës. Burimet zyrtare bëjnë me dije se shtetasi në fjalë është arrestuar pasi akuzohet se ka rrëmbyer dhe dhunuar ish-bashkëjetuesen e tij.

Për një periudhë të gjatë kohore, ai ka përndjekur, dhunuar dhe marë me forcë ishbashkëjetuesen e tij shtetasen K. H., 37 vjeçe.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Hetimit të Krimit në DVP Durrës, arrestuan 1 shtetas për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Dhuna në familje”. Q.L., 59 vjeç, banues në Fllakë, Durrës, pasi për një periudhë të gjatë kohore, ka përndjekur, dhunuar dhe marrë me forcë ishbashkëjetuesen e tij shtetasen K. H., 37 vjeçe.

 


Shtuar 6.11.2021 11:34