Dhjetë viktima dhe 755 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 755 raste të reja me koronavirus dhe dhjetë viktima.

Viktimat janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (87, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (81, 61 vjeç), Pejë 2 raste (84, 73 vjeç), Deçan 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (73 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (82 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 92.198 raste nga 434.893 persona të dyshimtë dhe 1.894 humbje jete.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 755 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 76.402 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.902.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 266 raste, Gjilan 77 raste, Gjakovë 59 raste, Mitrovicë 50 raste, Ferizaj 48 raste, Podujevë 34 raste, Pejë 31 raste, Prizren 25 raste, Vushtrri 23 raste, Viti 22 raste, Fushë-Kosovë 18 raste, Obiliq 18 raste, Lipjan 15 raste, Kamenicë 14 raste, Kaçanik 12 raste, Rahovec 11 raste, Malishevë 10 raste, Deçan 9 raste, Istog 9 raste, Shtime 9 raste, Suharekë 9 raste, Drenas 7 raste, Junik 4 raste, Klinë 4 raste, Novobërdë 4 raste, Graçanicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Hani i Elezit dhe Skenderaj.


Shtuar 2.04.2021 15:07