DETAJET/ Shkuan për t’u sqaruar por plasi “arma”, si dhe pse nisi përplasja mes dy grupeve të rinjsh në Tiranë (VIDEO)

Një sherr pranë ish-stacionit të autobuzëve në Tiranë, ku besohet se u përfshinë mbi 5 vetë, nisi fillimisht si një sqarim dhe diskutim mes palëve, pastaj kaloi në përplasje fizike e në fund në përdorimin e armës.

Dy të rinjtë e plagosur, Aleksandër Nikolli, 27 vjeç, dhe Xhulio Vela, 25 vjeç, kanë qenë në trotuar, pranë një pallati, kur kanë nisur të konfrontohen fillimisht verbalisht me një grup tjetër të rinjsh, e më pas me armë zjarri.

Sipas disa burimeve të besueshme, bëhet me dije se mes palëve ishte në mes droga dhe pazaret për paratë e saj që kanë futur në konflikt grupet e të rinjve mes njeri-tjetrit

Kujtojmë se kjo javë ka qenë me një bilanc negativ për Policinë e Tiranës, ku të hënën pati një sherr masiv përpara shkollës “Çajupi, të martën në mbrëmje u plagos me armë zjarri i riu Redi Balla, te Komuna e Parisit, ndërsa sot kemi dy të plagosur./albeu.com