‘Edhe burrat (duhet) qajnë!’. Dasma private e bekimet e zemres mes sopranos e psikiatrit (VIDEO)

Këtë të mërkurë në ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi ishte një cift mjaft simpatik Neli dhe Simona Demi, psikiatri dhe sopranoja e njohur. Ata ndanë copëza nga jeta e tyre familjare eksluzisht për “Abc e Pasdites”, sikurse ishte dasma me miqte e ngushte.  Duket se për to ajo  ishte dëshmia e jetës dhe dashurisë së tyre.  Çifti Demi vendosën që ceremoninë martesore ta realizonin pasi u bënë prindër të një vajze.

Ermali i pyet nëse të qenurit prindër tashmë të një vajze kishin njohur tek vetja atribute që nuk e dinin që i kishin.

Doktori theksoi se: “Ka supriza, unë jam baba për herë të tretë, kam edhe 2 djem. Prindi ndryshon në periudha të ndryshme me fëmijë të ndryshëm. Unë jam i suprizuar me këtë rol me Lejlën sigurisht jam më i pjekur, di më tepër… Di të them që Lejlën po e përjetoj në një mënyrë të ndryshme pozitivisht në kuptimin e përgjegjësive që i jep të qenurit prind, por dhe në kuptimin e burimeve të brendshme për të qenë prind”.

Gjatë rubrikës “1 jetë, 5 këngë” ata kishin zgjedhur këngën “Liberta”, për të cilën të dy treguan pse e kishin zgjedhur. Këngë, e cila ishte më shumë për doktorin pasi e kishte emocionuar pa masë kur kishte marrë pjesë në koncertin e parë me artistë të huaj në Tiranë gjatë kohës kur ende nuk ishte ndryshuar sistemi.

Neli rrëfeu se këngët elektrizuan gjithë stadiumin,të gjithë njerëzit qanë. Emocion i ngjashëm ishte edhe për doktorin jo për muzikalitetin më shumë se sa për kontesktin në të cilin e ka përjetuar.

Unë nuk kam për ta harruar asnjëherë si ma ka treguar Neli këtë moment. Kur më tregonte se si ishte kapur tek muret e stadiumit , kangjellat e RTSH për të ta dëgjuar dhe ndjekur Rominën. Mënyra se si e tregonte është e jashtëzakonshme për një arsye se në thelb liria personale nuk mund të kushtoëzohet nga asgjë”, tregoi Simona.

Burrat që qajnë perceptohen keqazi, ndaj  Ermali e pyet doktorin  nëse duhet të themi të kundërtën që “po edhe burrat do duhet të qajnë”.

“Sigurisht që edhe burrat qajnë, do duhet të qajnë. Në fund të fundit e qara është një shprehje afektive e një emocioni shumë të fortë, qoftë negative apom pozitiv”, tha Neli.

Ne fund Simona pohoi se bashkëshorti i saj Neli ishte mbështetja fondamentale jo vetëm si artiste por edhe bashkëshorte.

 


Shtuar 13.10.2021 18:37