DETAJET/ Me çekiç në kokë, 47 vjeçari grek gjen ferrin mbi tokë

Një ngjarje e rëndë me pasojë një viktimë ka ndodhur në Volos të Greqisë.

Një 47-vjeçar, i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, dyshohet se është vrarë me çekiç e thikë për larje hesapesh. Sipas pretendimeve të para, viktima dhe një miku i tij kanë shkuar në shtëpinë e dy personave.

Aty ka ndodhur dhe sherri mes tyre. Autoritetet janë vënë në dijeni nga kalimtarët e rastit.

Përsonat e përfshirë në këtë ngjarje janë arrestuar dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 21.08.2021 22:32