DETAJET/ Kush e vrau biznesmenin fierak? U qëllua 17 herë, atentati mafioz me 5 vrasës

Detaje të reja kanë dalë në dritë, lidhur me atentatin e mbrëmjes së djeshme në qytetin e Fierit, ku si pasojë humbi jetën, 57-vjeçari biznesmeni Demir Backa.

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati ndaj 57-vjeçarit Demir Backa në Fier. Burimet bëjnë me dije se në automjetin e gjetur të djegur pas atentatit në fshatin Daullas, është gjetur e shkrumbuar arma e zjarrit me të cilën, u qëllua 57-vjeçari, tip kallashnikov, dhe një pistoletë.

Ndërkohë sipas infomracioneve, mësohet se automjeti është djegur plotësisht duke ja bërë të vështirë hetuesve gjetjen e ndonjë gjurme për identifikimin e autorëve.

Hetuesit kanë sekuestruar dhjetëra kamera sigurie të bizneseve në vendin e ngjarjes, por edhe përgjatë rrugës ku edhe u gjet i djegur automjeti.

Të paktën 5 persona mendohet se kanë marrë pjesë në këtë atetentat, ku 3 persona medohet se kanë qenë në momentin që është kryer ekzekutimi, dhe dy persona të tjerë i kanë ndihmuar autorët për tu larguar më pas nga vendi i ngjarjes, pasi dogjën edhe autmojetin pasi vranë Baçkën.

Për ngjarjen deri me tani janë shoqëruar në komisariatin e Fierit të paktën 15 persona për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen. Mes të shoqëruarve janë edhe persona me precrdent të theksuar penal në qytetin e Fierit që kanë pasur konflikte me viktimën. Ndaj viktimës është qëlluar plot 17 herë, ku pjesa më e madhe e  plumbave ka përshkruar trupin e 57-vjeçarit.

 


Shtuar 24.10.2021 10:20