Lulzim Basha: Amnistia Penale është atentat ndaj Reformës në Drejtësi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp ka komentuar deklaratat e ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja pak më parë.

Ai tha se Manja u tregon prokurorëve se si të luftojnë korrupsionin, kur është vetë ai që ka liruar nga burgu të arrestuarit për korrupsion.

Kjo sipas Bashës tregon se hipokrizia ka arritur kulmin.

“Sa më shumë SPAK ka sukses në goditjen e korrupsionit, aq më shumë nxjerrim nga sirtarët projektet për t’i vënë shkopinj nën rrota, siç ndodhi pak më parë ku Manja u dha leksion prokurorëve të SPAK si duhet të luftojë korrupsionin.

Tu tregosh këtë kur ke kërcënuar administratën të heshtë, qindra zyrtarë po japin dorëheqje, nuk ka më as aplikime për të nisur punë, tregon se hipokrizia ka arritur nivelet më të rrezikshme. Manja u tregon prokurorëve si të luftojnë korrupsionin, kur liron të arrestuarit për korrupsion.

Nikolla e trajton Parlamentin si pronën e vet private, ashtu si Rama trajton shtetit.

Rama shmangu dje interpelancën.

Jemi para një komploti të planifikuar nga Rama por nuk mund të bëhet pa mbështetjen e aktorëve politikë, për të frenuar dhënien fund të pandëshkueshmërisë dhe për të ngushtuar fushën e veprimit të SPAK. Amnistia Penale, atentat ndaj Reformës në Drejtësi”, deklaroi Basha.