Vrasja e Demir Backës mes Fierit, përfundon në polici Ben Qimja: Isha në shtëpi!

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati në Fier ku u vra biznesmeni Demir Backa.

Sipas gazetares Anila Hoxha, për vrasjen e biznesmenit Demir Backa në Fier është marrë në pyetje edhe personazhi i njohur në Fier si Ben Qimja, apo Arben Isufaj.

Siç bëjnë me dijë burimet për TCH, oficerë të policisë kanë marrë në pyetje Ben Qimen, pasi ishte i ditur fakti se 5 vite më parë ata kishin pasur një konflikt.

Isufi i është përgjigjur ftesës së policisë, për të dhënë deklaratën, dhe ai ka mohuar përfshirjen në vrasje, por pranon se ka pasur konflikt në 2016, por siç ka thënë ai në polici, megjithëse nuk ishin pajtuar, ai e kishte falur Backën.

Isufi është lënë i lirë tashmë, ai ka treguar se ngjarjen e mësoi në mediat ndërsa ishte ne shtëpi në Tiranë. /albeu.com/

 

 


Shtuar 3.11.2021 12:27