Kanë dalë detaje të reja nga sulmi me armë zjarri në Lezhë.
Sipas burimeve, një automjet u qëllua në ecje me breshëri plumbash, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga.
Mësohet se është qëlluar ndaj 30-vjeçarit Blerim Preçi dhe Klisman Preçit nga Miloti.
Gjithashtu bëhet me dije se personi i sulmuar, Blerim Preçi, nuk ka precedent penal në Shqipëri.
30-vjeçari lëvizte shpesh jashtë Shqipërisë.
Siç mund të shihet nga pamjet e siguruara, makina tip “Mercedes Benz ML” ka dalë nga rruga si pasojë e tentativës së 30-vjeçarit për t’ju shpëtuar plumbave.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje me targa AB 127 GJ, brenda së cilit udhëtonin Blerim Preçi dhe K.P.
Për pasojë nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve./albeu.com/