Në orët e para të mëngjesit një zjarr shpërtheu në “Rrugën e Elbasanit”, ku fillimisht u raportua se zjarri kishte rënë në një biznes.
Sipas njoftimit të policisë nga flakët është përfshirë i gjithë pallati dhe shkak është bërë paneli elektrik.
Si pasojë tymit të shkaktuar nga flakët, kanë pasur probleme më frymëmarrjen një shtetasi dhe një i mitur, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 31.12.2022, rreth orën 07:50, në Rrugën e Elbasanit, në një pallat ka marrë flakë paneli elektrik i pallatit.
Si pasojë kanë pasur probleme me frymëmarrjen një shtetase dhe një i mitur, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com