Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me 38-vjeçarin që u gjet i pajetë në makinë, ndërsa thuhet se është vetëvrarë me armë zjarri.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se Betim Kastrati, i cili u gjet i pajetë në aksin Fier-Lushnjë, punonte si shofer i drejtorit të Portit të Durrësit, Pirro Vengu.
Kastrati ka punuar për një kohë të gjatë efektiv i gardës së Republikës. Makina, mjet jo personal, po i institucionit dhe i përdorur jashtë orarit të punës është gjetur e ndezur dhe me drejtim për në Durrës, pra duke u kthyer për në qytetin bregdetar.
Babai i dy fëmijëve, që jetonte në Kamzë, u gjet mbrëmë në rrethrrotullimin e Kolonjës, në rrugës Fier-Lushnjë në mjetin tip “Volvo” me targë AB 550 AI, makinë e Portit të Durrësit, ndërsa sipas policisë, dyshohet se viktima vuante nga depresioni. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se varrimi do të bëhet në orën 14:00. Babai i dy fëmijëve jetonte në Kamzë. Ndërkohë policia vijon hetimet për dokumentimin e ngjarjes.