Detaje nga aksidenti tragjik në Këlcyrë, 2 trupa ende në automjetin e shkatërruar

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik që ndodhi në Këlcyrë rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar.

Mësohet se mjeti ku udhëtonin 7 emigrantë, ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta dhe ka përfunduar në shtratin e lumit Vjosë dhe për pasojë 8 persona kanë humbur jetën, përfshi dhe shoferin.

Mësohet se 6 trupa të pajetë u nxorën nga mjeti, ndërsa 2 kanë ngelur ende brenda ‘Benz’-it.

Sakaq, dyshohet se automjeti është marrë me qira, ndërsa priten të tjera verifikime nga ana e policisë.


Shtuar 2.04.2024 08:08