DETAJE/ Depoja te Liqeni i Thatë, si u zbulua garazhi i mbushur me arsenal armësh

Të tjera detaje janë zbuluar nga operacioni te Liqeni i Thate ku u gjet një depo armësh në një garazh.

Pak ditë para këtij operacioni, po në Tiranë u zbulua në Kodër Mëzez një depo modifikimi armësh në një banesë private, ku u arrestuan shtetasit Elvis Bakalli dhe Dorian Kalo.

Në vijim të hetimeve, policia ka zbuluar në telefonin e të arrestuarit Dorian Kalo një foto të garazhit ku mbaheshin armët që u gjetën në Liqenin e Thatë, duke ngritur kështu dyshime se një tjetër depo armësh ndodhet në kryeqytet.

Fotoja në telefonin e Kalos, çoi në zbulimin e Eno Papas, pasi në foto ishte garazhi i marrë me qira nga ky i fundit pak kohë më parë.

Armët  dyshohet se janë përdorur nga grupe kriminale për vrasje, dhe mendohet se pas inspektimit të këtyre armëve mund të zbardhet disa atentate të bujshme në Shqipërinë e Mesme./albeu.com