Dëshironi të bëni vaj pikant në shtëpi? Ju nevojiten vetë tre përbërës

Vaji djegës është një zgjedhje e shkëlqyeshme kur dëshironi të shijoni një pjatë dhe t’i shtoni një aromë pikante.

Është bërë nga vetëm tre përbërës dhe është një shtesë e shkëlqyer për sallatat, pjatat e gatuara, si dhe makaronat.

Ju duhet një kohë minimale dhe do të merrni një salcë të mrekullueshme pikante.

Përbërësit:

– 2 filxhanë vaj (i lulediellit apo vaj ulliri),
– 2 lugë speca  djegës të tharë pluhur,
– 2 speca djgës të plotë.

Përgatitja:

Në tigan të nxehur në zjarr, shtoni dy lugë vaj (sugjerohet vaj ulliri), pastaj hidhni sipër specin djeg të bluar dhe dy speca djegës të plotë.

Zieni disa minuta, derisa specat të skuqen.

Pastaj shtoni edhe pjesën e mbetur të vajit dhe ngroheni pak tretjen.

Hiqeni nga shporeti dhe lëreni që të ftohet tërësisht në temperaturë dhome.

Kur të ftohet, hidheni në kavanoza qelqi bashkë me specat e plotë.

Mbajeni në një vend të errët.


Shtuar 3.11.2022 18:55