Deputeti socialist Vullnet Sinaj, mori para publike edhe përmes bashkëshortes (DOKUMENTET)

Të jesh pjesë e politikës, duhet të jesh medeomos edhe i pasur. Kjo të vjen ndër mend, ndërsa shikon radhët e partive politike, që janë mbushur me biznesmenë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, mohoi pak ditë më parë që të ketë përfituar fonde publike gjatë ushtrimit të mandatit të deputetit, por dokumentet e publikuara këtë të shtunë duket se pohojnë të kundërtën.

Konkretisht, në media janë publikuar së fundmi materiale ku rezulton se pjesë e përfituesve të parave publike, është edhe bashkëshortja e deputetit, Miranda Sinaj.

Çifti i bashkëshortëve Vullnet dhe Miranda Sinaj, janë aksionerë dhe pronarë të kompanisë ‘Bashkimi’, me nipt K21602002M, me objekt; Blerje, shitje, tregtim me pakicë i artikujve të ndryshëm ushqimorë, industriale etj.

Kompania Bashkimi në pronësi të Vullnet dhe Miranda Sinaj, rezulton se ka marrë para publike nga Biblioteka Kombëtare.

Edhe pse pagesat janë në vlera të ulëta, ato janë të paligjshme.

Disa ditë më parë në media, u raportua se kompania Big Durrësi (market), rezulton se ka marrë pagesa nga Shtëpia e të Moshuarve në Durrës, ndonëse në vlera të ulëta.

Kompania Big Durrësi, e cila ka përfituar para publike, është 50 % në pronësi të kompanisë Bigalb Goup.

Pronari me 100 % i kompanisë Bigalb Group, është pikëeisht deputeti socialist Vullnet Sinaj, i cili ka përfituar para publike në kundërshtim me Kushtetutën.

Me anë të Bigalb Group, Vullnet Sinaj kontrollon kompanitë e supermarketeve si BIG ARTISTIKJA, BIG OSUMI, BIG UNIONI, BIG ALI DEMI, BIG GOLD, BIG QYTEZA, BIG LISUS, BIG SHKODRA, BIG ITALIA, BIG 21 DHJETORI, BIG EMA, BIG KORÇA, BIG KINEMAJA, BIG BELSHI, BIG RROGOZHINA, BIG SKELA, BIG PESHKOPIA, BIG BILISHTI, BIG ROSKOVECI, BIG VIVA, Big Pionieri, BIG S3 BIG GOLEMI, BIG LUSHNJA, BIG SHIJAKU, BIG EMIGRANTI, BIG HASI, BIG KAVAJA, BIG MAQELLARA, BIG ÇOLJA, BIG BESA. BIG PAJTONI, BIG OLIMPIKU, BIG SUKTHI, BIG KLOSI, BIG DIGA, BIG ROI, BIG SHENGJINI, BIG NATYRA, BIG TALE, Big Piaza, BIG BRRYLI, BIG KUÇOVA (ish “BIG KUCOVA”), BIG CERRIKU, BIG MIRDITA, BIG PATOSI, BIG FRESKU,.BIG BURRELI,.BIG PANORAMA,.BIG CITY, BIG ASTIRI, BIG CHAMPION, BIG PREMIUM, BIG DELVINA, “Ëork Net People”, BIG HIMARA, BIG BLLOKU, BIG ALPHA, Big Pazari Ri, BIG ONE, Big Vizion, BIG KASTRIOTI, BIG GARDEN, BIG KOPLIKU, Big Prime, BIG DRINA, Big Siri Kodra etj.

Nga verifikimet rezulton se Vullnet Sinaj, ka përfituar para publike edhe përmes Big Peshkopia dhe Big Lilus.

Në një kohë që mban mandatin e deputetit, Vullnet Sinaj, ka përfituar para publike edhe përmes Big Roi etj.