Dëme katastrofike, imazhet satelitore para dhe pas tërmetit në Turqi

Imazhet satelitore të publikuara nga Maxar Technologies kanë ilustruar dëmet e shkaktuara nga dy tërmetet e fuqishme në Turqi, të cilët goditën mëngjesin e së hënës.

Fotot para dhe pas nga qyteti Islahiye në Turqinë juglindore kapin shkallën e dëmit, me ndërtesa të rrënuara në pak çaste.

Dy imazhet e mëposhtme janë marrë më 4 tetor 2022 dhe 7 shkurt 2023.

Siç duket, një numër ndërtesash janë shembur tërësisht, ndërsa të tjerat kanë rënë në anët e tyre dhe kanë mbushur tokën me mbeturina. /albeu.com


Shtuar 7.02.2023 18:48