Del video 3D e vrasjes së 20 vjeçares në Greqi: Grabitësit eliminuan qenin, lidhën burrin dhe i futën një rrobë në gojë të ndjerës

Mediat greke kanë publikuar pamjet 3D nga krimi i rëndë që tronditi Greqinë, ku grabitësit mbytën një 20-vjeçare në banesën e saj në prani të bashkëshortit dhe më pas vodhën prej aty një shumë eurosh. Ngjarja e rëndë ndodhi në Glyka Nera.

Në video ilustrohet momenti kur grabitësit hyjnë në banesë, sesi vrasin qenin në fillm, pasi po lihte, dhe deri në momentin kur u ngjitën në dhomën e çiftit, të cilët ishin në gjumë, ndërsa mes tyre ishte vajza e vogël.

Grabitësit si fillim lidhën bashkëshortin, të cilin e lanë të shtrirë në dysheme, dhe më pas gruan. Mediat greke raportojnë se burri u kishte treguar grabitësve se ku janë paratë dhe bizhuteritë, para se të humbte ndjenjat.

Por dyshohet se Karolina, e ndjera, ka reaguar vazhdimisht dhe kjo ka bërë që grabitësit t’i fusin një rrobë në gojë që mos të bërtiste, dhe e kanë mbytur me duar.

Hetuesit besojnë se arsyeja e vrasjes së 20-vjeçares nga ana e grabitësve mund të jetë pikërisht fakti që ajo i pa fytyrën njërit prej grabitësve të cilit i ra maska.

 


Shtuar 16.05.2021 08:40