Del nga spitali Papa Françesku, si është gjendja e tij shëndetësore

Papa Françesku ka dalë nga Poliklinika ku ishte shtruar në Romë. Papa ka qenë në spital prej datës 4 korrik dhe ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në zorrën e trashë.

Ai ka shkuar në shtëpi, ku do të vazhdojë rimëkëmbjen pas operacionit. Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është stabile./albeu.com


Shtuar 14.07.2021 11:58