Del fotoja, viktima dhe autori miq me këngëtarin e njohur shqiptar (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku mbeti i vrarë 27-vjeçari Mehmet Qema. Autori i ngjarjes, është vetë miku i tij  Marjus Dema.

Siç shihet dhe në foto, viktima dhe autori kanë qenë miq me njëri-tjetrin. Në këtë foto, shihet se viktima ka qenë mik edhe me reperin e njohur Marin dhe moderatorin kosovar Meriton Mjekiqi.

Në momentin kur u vra, Qema ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali, së bashku me 5 djem të tjerë, ku ka qëndruar për disa orë.

Por për arsye ende të paqarta, ai është konfliktuar me mikun e tij Marjus Demën, i cili e ka qëlluar me arë zjarri në gjoks e cila rezultoi fatale për të riun.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e krimit si dhe 5 persona të tjerë, Erlind Pepa, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuljano Koçi, këta persona akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.


Shtuar 11.05.2021 09:15