Gjatë takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura, kryeministri Edi Rama është përfshirë në një debat me kryetarin e Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj. Detajet u bënë të ditura nga burime për gazetaren e Euronews Albania, Eksiola Shehu.
Diskutimi ka nisur me çështjen e Bashkisë së Poliçanit. Mësohet se Rama i është drejtuar Zotkajt duke i thënë: “Ju nuk duhet të jeni në takim sepse bëtë aktin e paturpshëm dhe dogjët teserën e PS”.
Të lidhura
None found
Kryebashkiaku i Poliçanit i është kundërpërgjigjur kryeministrit me fjalët: “Nëse ka një akt paturpësie është ajo që keni bërë ju dhe PS që shkrini një bashki që ju ka votuar për 25 vjet”.
Pas kësaj përplasjeje, Adriatik Zotkaj është larguar nga mbledhja që në fillim të saj, sipas të njëjtave burime.
Gjatë takimit janë regjistruar debate edhe me dy kryetarë të tjerë bashkish, përkatësisht ata të Divjakës dhe Dimalit.
