Analisti Genc Burimi dhe polemisti Laert Vasili u përfshinë në një debat të ashpër teksa po diskutohej për zgjedhjet në Francë në një emision televiziv. Vasili iu referua Burimit si “njeri i shitur” ndërsa Burimi iu drejtua duke i thënë “racist”.
Pjesë nga diskutimi:
Laert Vasili: Ti je nga ata që do tunizianët, algjerianët, marokenët, afrikanët të përdhunojnë francezët, të vrasin njerëzit, të shkatërrojnë turizmin dhe t’i thua e majta jonë nuk është ajo e majta që bëri…Nuk janë parimet e Volterit. Janë parimet e shoqërive shumëkombëshe dhe të korporatave që duan të na shuajnë si racë. Nga buzëqeshja jote, duket që i përket korporatave shumëkombëshe. Nëse mbijetuam si rracë ishte se mbajtëm familjen shqiptare, arbërore. Jeni të shitur, të blerë 100 milionë herë. Turp për këtë komb arbëror që ka. Ku punon?
Genc Burimi: Ti je racist.
Laert Vasili: Çfarë jam?
Genc Burimi: Racist.
Laert Vasili: Artist, faleminderit. Shihe është me burga ajo që manifeston. Atë Francë kërkon ti. Çfarë turpi madh që flet shqip. Mjerë Evropa për ju.
Genc Burimi: Qepe gojën.
Laert Vasili: Ke edhe në Shqipëri nga këta. Por shyqyr që ngelemi dhe jemi disa pasardhës të Kastriotit që do të luftojmë dhe derdhim gjakun për këtë Shqipëri. Ai është me tunizianët. Ai mbështet ata që manifestojnë.
Genc Burimi: Të propozoj të mos dalësh, rri në Shqipëri. Mos dil jashtë. Ti qenke i llahtarisur…