Kryeredaktori i AlbEu.com, Emirjon Senja, ishte i ftuar në studion e emisionit “Breaking” në Top News, ku foli për situatën aktuale në të cilën ndodhet opozita.
Senja u shpreh se bashkimi i demokratëve është pak larg, pavarësisht se sheh që ka vullnet të përbashkët.
Më tej ai u shpreh se Bardhi në këtë fazë ka zgjedhur Berishën, por shtoi se kur të rritet presioni do të shohim nëse do të zgjedhë ish-kryeministrin që është non grata apo SHBA.
“Nga ajo që ne shohim nga deklaratat që kanë bërë liderët e dy grupimeve, bashkimi i demokratëve është pak larg.
Është një politikan i njohur i rajonit që ka thënë “dje ishte dje, sot është sot”. Pra, nuk duhet të kapemi pas asaj çfarë ka thënë Bardhi për Berishën, apo Berisha për Bardhin. Por duhet të shohim se çfarë mund të bëhet sot. Ka një vullnet të mirë që duket, bashkëpunimi për një veprim të përbashkët opozitar, dhe mbledhja që bëhet në Kukës është në shërbim të zgjedhjeve lokale.
Pati një veprim nga PD-ja e Bashës, të cilët tërhoqën kandidatin e tyre dhe tani mund të themi se opozita ka një kandidat të përbshkët, i cili mbështetet nesër dhe nga deputetët që do të shkojnë atje. Nga të dhënat që kam unë, do të shkojnë të gjithë deputetët që janë ftuar.
Çështja është se në cfarë kushtesh dotë bëhet ky bashkim. Kemi nga njëra anë deputetët që përfaqësohen nga Bardhi dhe nga ana tjetër deputetët që përfaqësohen nga Berisha. Dhe, e gjithë ajo që gjëja që përmbidhet debati dhe diskutimi është non grata. Kemi parë që nga veprimet që ka bërë Bardhi deri më tani, mes Berishës dhe Ramës,
Bardhi ka treguar se zgjedh Berishën, por duhet të shohim më pas nëse do të rritet presioni. Kur të rritet presioni ku duhet të zgjedhë mes Amerikës dhe non gratës, aty do të shohim nëse ka vullnet për të tejkaluar të gjithë këto gjëra, apo Bardhi do të jetë i detyruar të zgjedhë amerikanët”, tha Senja./albeu.com