“Dashuri si e juaja nuk kam dëgjuar më parë”, prek me postimin mbesa e çiftit të moshuar që u gjet pajetë në banesë

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën. Tek Nënstacioni i Selitës, shtetasi M. M,  ka gjetur në banese te vetëvarur, gjyshin e tij Safet Meçaj 80 vjeç dhe pa ndjenja gjyshen Arta Meçaj 80 vjeç, e cila kishte ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Sot, mbesa u ka dedikuar një postim gjyshërve të tij, duke shkruar se dashuri si e tyre nuk kishte dëgjuar më parë.

“Ju dua shumë, do më mungoni. Nuk rrinit dot pa njëri-tjetrin. Dashuri si kjo e juaja kurrë nuk është parë e dëgjuar më parë”, shkruan ajo./albeu.com


Shtuar 21.06.2022 21:14