Dallimet politike të trajtohen me dialog/ Ambasadorja e BE-së: Ambicia për mbylljen e negociatave deri në 2027 kërkon reforma! Besueshmëria varet nga arritjet

Ambasadorja e BE në Tiranë, Sofia Moreira se la Sousa, ka vënë theksin te procesi i integrimit evropian të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke deklaruar se perspektiva evropiane duhet të shoqërohet me reforma të qëndrueshme dhe rezultate konkrete për qytetarët.

“E ardhmja evropiane për Ballkanin Perëndimor, një perspektivë e tillë do të thotë një rajon në të cilët ekonomitë janë më të lidhura me njëra tjetrën dhe të rinjtë e shikojnë të ardhmen e tyre në vendet e tyre dhe kur dallimet politike trajtohen me anë të dialogut. Prandaj ecuria e arritur deri tani është e rëndësishme, por puna që duhet bërë është akoma më e rëndësishme.

Të lidhura

None found

Ambicia për të mbyllur negociatat deri në 2027 është impenjative, kërkon angazhim politike, reforma të mëtejshme të qëndrueshme dhe zbatim efikas i të gjithë kapitujve.

BE është mbështetësi juaji kryesor, por kredibiliteti dhe besueshmëria e kësaj ambicie do të varet tek arritjet.

Mesazhi është i qartë vazhdoni me këtë punë që po bëni, mbani fokusin tek rezultatet për qytetarët.

Rrugëtimi evropian i Shqipërisë e ka ndryshuar Shqipërinë, detyra që mbetet është që ky shndërrim të vazhdojë, përfitimet e reformave të ndihet tek qytetarët.

Destinacioni është më shumë sesa anëtarësim në një organizatë, por një Evropë më e bashkuar dhe me rezistente ndaj kërcënimeve të së ardhmes”, u shpreh diplomatja evropiane.

 


Shtuar më 28.09.2026 11:35

sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalpusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetcasibomcasibombahsegelsekabet