Dalin pamjet, një helikopter i dyshimtë fluturon mbi veriun e Kosovës (VIDEO)

Një helikopter është parë duke fluturuar disa herë ditën e sotme mbi pikën kufitare në Jarinjë.

Në pamjet e siguruara nuk shihet të ketë asnjë shënim në helikopter si dhe nuk dihet se kush mund të jetë në bord.

Megjithatë, pas incidenteve të raportuar në Zubin Potok dhe Zveçan, situata në veri sot raportohet të jetë e qetë.

Serbët tashmë prej disa ditësh po kundërshtojnë vendimin për reciprocitet që përfshin heqjen e targave të vmakinave të Serbisë që hyjnë në Kosovë. /klan kosova


Shtuar 26.09.2021 12:30