Dalin pamjet nga vendngjarja ku vrasësi i Irvanës i dha fund jetës (FOTO LAJM)

Pasi masakroi me thikë bashkëshorten 28 vjeçare, Demokrat Medinaj ka vendosur t’i japë fund jetës.

Pas krimit të rëndë, ai u arratis teksa policia e kishte shpallur në kërkim.

Trupi i pajetë i Medinaj u gjet sot në fushën ku hidhen plehrat e qytetit, në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”. Trupi u konstatua fillimisht nga banorët e zonës, ndërsa dyshohet se i riu ka varur veten.

Sipas policisë së Fierit,  në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa është dërguar në morg për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.

Ngjarja makabre ndodhi mbrëmjen e djeshme në banesën e çiftit në lagjen Sheq i Madh në Fier. I riu qëlloi mbi gruan e tij, Irvana Medinaj 31 herë me thikë në sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit 6 dhe 4 vjeç.

Ndërkohë sipas dëshmive të  familjarëve Irvana ishte në pritje të fëmijës së tretë. I riu njihet si nipi i Arben Isufajt, “Ben Qimes”, të fortit të qytetit të Fierit. Ceremonia mortore e nënës së dy fëmijëve të mitur do të kryhet ditën e nesërme në fshatin Ferras. Të afërmit kanë dhënë dëshminë e tyre, të cilët pretendojnë se 29-vjeçari Demokrat Medinaj nuk vuante nga probleme mendore, ndërsa sipas tyre vajza ishte e urtë.

 

Shtuar 18.03.2021 12:03