Kanye West, personi me ngjyrë më i pasur në historinë e Amerikës.

Kanye West, personi me ngjyrë më i pasur në historinë e Amerikës.

Ylli me famë botërore, Kanye West, është zyrtarisht personi më i pasur me ngjyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ish-bashkëshorti i Kim Kardashian ka fituar shifra marramendëse nga bizneset e tij. Sipas “Bloomberg”, reperi tashmë ka një pasuri që ka kapur vlerën 6.6 miliard dollarë. Vitin e kaluar, reperi i famshëm u bë një miliarder pas lancimit të markës së tij të suksesshme të veshjeve dhe atleteve, Yeezy dhe kontratës së re shumëvjeçare me Gap.

“Business of Fashion” shkruan se marka Yeezy vlerësohet në 3.2 miliardë dollarë deri në 4.7 miliardë dollarë. Një bilanc i pa audituar i financave të West ka zbuluar gjithashtu se reperi ka 122 milionë dollarë stok, ndërsa i gjithë katalogu i tij i muzikës vlen 110.5 milionë dollarë. /albeu.com/


Shtuar 18.03.2021 12:37

Tags: , ,