Dalin pamjet nga banesa që iu vu tritoli në Lushnjë

Pas mesnatës së djeshme, një shpërthim me lëndë eksplozivi ka ndodhur në në lagjen “Gafurr Muço” në qytetin e Lushnjës.

Shpërthimi ndodhi në katin e parë të një pallati, në afërsi të derës së jashte të banesës së Besnik Çokut.

Vëllai i tij ka folur para mediave duke thënë: “Nuk e dimë pse është vënë tritoli, nuk kemi probleme me asnjë”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Shtuar 29.05.2021 11:25