Dalin pamjet e kamerës së fshehtë, si ishte provimi farsë i gjuhës për Suarez (VIDEO)

Vazhdojnë të zbulohen ditë pas dite detaje të reja nga çështja e provimit farsë për Luis Suarez, i cili duhej të kalonte testin e gjuhës italiane që të merrte pasaportën e më pas të mund të firmoste për Juventusin.

Prokuroria po heton përfshirjen e bardhezinjve në manipulimin e rezultateve të këtij provimi, që duhej të vërtetonte se Suarez di mirë gjuhën italiane.

Ajo ngjarje e shtatorit në Peruxhia është kthyer në temë diskutimi prej disa muajsh me personazhe të bardhezinjve që rrezikojnë të ndëshkohen penalisht. Pasi janë publikuar dëshmitë e rastit të personave të përfshirë, tashmë është publikuar edhe provimi i mirëfilltë i uruguaianit.

Pamjet tregojë Suarez duke u munduar që të flasë në italisht para komisionit në fjalë, i cili fillimisht mundohet ta ndihmojë që të plotësojë si duhet formularët përkatës, e më pas i bën disa pyetje të cilat në teori ai duhej t’i kishte përgatitur më përpara pasi ishte njoftuar për to.

Gjithçka është filmuar nga një kamera e fshehtë të cilën policia po e përdor si provë kryesore për të teguar përfshirjen e personave të komisionit në Peruxhia për të manipuluar dokumentacionin për t’i garantuar atij pasaportën italiane.

Shtuar 30.04.2021 04:04

Tags: ,