Policia e Durrësit, ka vënë në pranga 17-vjeçarin që shkaktoi aksidentin e rëndë pasditen e së premtes, duke i marrë jetën një biçiklisti dhe duke plagosur drejtuesin e një motoçiklete.
Në pamjet duket mjeti ”Mercedes Benz”, i cili lëviz me shpejtësi sketerrë dhe bën parakalim të gabuar.
Për shkak të shpejtësisë, mjeti ka humbur kontrollin duke dalë në anën tjetër të karraxhatës.
17-vjeçari i mitur pa patentë tashmë është vënë në pranga. Sipas uniformave blu, në momentet e para pas aksidentit, ai u largua nga vendi i ngjarjes.