Dalin emrat, kush janë të arrestuarit që mashtronin në “Call Center-in” në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 8 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë për mashtrim me anë të platformave dhe programeve kompjuterike.

Këta shtetas, prej një periudhe 1-vjeçare kishin krijuar një skemë që kryesohej nga shtetasi polak P. W., i cili kishte rekrutuar si menaxherë shtetasit shqiptar Y. D., K. M. dhe N. T. Kjo skemë ushtrohej në lokacione të ndryshme dhe konsistonte në mashtrimin kompjuterik nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme si Vicidial, Forex dhe Exchange, në dëm të shtetasve të huaj, kryesisht atyre gjermanë dhe spanjollë.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasi P. W., me qëllim shmangien e hetimit pas operacionit kombëtar kundër mashtrimeve kompjuterike, kishte bërë çregjistrimin e të gjithë punonjësve dhe kishte vijuar ta ushtronte aktivitetin në fjalë në mënyrë të fshehtë.

Po vazhdojnë hetimet për verifikimin e të gjitha investimeve në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme që kanë bërë personat e përfshirë në ketë veprimtari, në koordinim dhe me autoritetet gjermane, spanjolle dhe polake, me qëllim konfiskimin e te gjitha aseteve të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “North Forex” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike u arrestuan shtetasit:

1.Elisa Kolndreu
2. Olda Shpendi
3. Aishe Baci
4. Senada Alija
5. Sonila Alija,
6. Ervin Osja,
7. Nikolin Toma
8. Ysniela Dalipi
Gjithashtu u be shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve
1. Pawel Wziontek, (shtetas polak)
2. Alma Sokoli, (bashkëjetuesja e tij)
3. Klodian Memo


Shtuar 18.11.2021 14:04