Dalin emrat, kush janë dy biznesmenët që prisnin kamionin me 7 milion euro kokainë

Janë zbardhur detaje të reja nga kapja e 400 kg kokainë në Kosovë. Ndërkohë që kamioni me sasinë rekord të kokainës u braktis nga “pronarët”, janë zbuluar emrat e dy biznesmenëve të cilët prisnin kamionin me mish nga Brazili, në të cilën u kap dhe kokaina.

Kamioni që u kap me sasinë 400 kg kokainë në Lipjan të Kosovës është një pronësi të një kompanie shqiptare ‘MC Food’, ku aksionerë janë dy biznesmenë Bledar Halili nga Shqipëria dhe Izet Sheqiri nga Kosova.

Këta dy biznesmen janë bashkuar në nëntor të vitit të kaluar, pra 7 muaj më parë, duke krijuar kompaninë “MC Food” me qendër në Kavajë dhe me degë në Lipjan Prizren. Në ekstraktin e regjistrimit në QKB shihet se Izet Sheqiri ka 60% të aksioneve të kompanisë, ndërsa Bledar Halilaj 40% të tyre.

Veprimtaria e këtij biznesi, sipas QKB- së, ka të bëjë me tregtimin me shumicë e pakice, import eksport të artikujve të ndryshëm ushqimore e industriale si dhe therje – përpunim mishi, import – eksport mishi të llojeve të ndryshme. /albeu.com/